Vasili: Vrasin dhe vazhdojnë të rrinë në karrige këta horra
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, shprehet se sot në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Shqipëria përballet me masakrimin e të drejtave të njeriut, që arriti kulmin me vrasjen e Klodian Rashës në mënyrë banditeske nga policia.
Në një reagim përmes rrjeteve sociale, Vasili thekson se Edi Rama që qepi gojën, tani le të flasë me veten, se nuk përfaqëson më asgjë, përveç armikut të shqiptarëve!
“Edi Rama që qepi gojën, tani le të flasë me veten, se nuk përfaqëson më asgjë, përveç armikut të shqiptarëve! Sot në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Shqipëria përballet me masakrimin e të drejtave të njeriut, që arriti kulmin me vrasjen e Klodian Rashës në mënyrë banditeske nga policia. Edi Rama heshti dhe kjo kuptohet, se është pjesë dhe përgjegjës për krimin shtetëror ndaj edhe mbylli gojën. Çdo fjalë më tutje e Edi Ramës është thjesht konfirmim i akuzës për krim shtetëror”,– shprehet Vasili.
Ai shton se “krimi flet vetë dhe shqiptarët, s’janë budallenj që të denjojnë gënjeshtrat idiote të Edi Ramës dhe ministrit të tij të brendshëm. Vrasin dhe vazhdojnë të rrinë në karrige këta horra, që kanë bërë deklarata e fjalime për të tjerët, ndërsa sot për karrigen e tyre i harruan demagogjitë erë-qelbura. SPAK duhet të ngrihej në këmbë dhe t’i jepte përgjigje këtij krimi të tmerrshëm dhe të çonte banditët e qeverisë e të policisë në bankën e të akuzuarve, çdo sekondë që shkon është akuzë edhe për të. Edi Ramën nuk e dëgjon më asnjë, askush, sepse ai thjesht është një mashtrues”.
Lexoni edhe…
- Loja e kryeministrit për të larguar Sandër Lleshin, synon Ballën ose Manjën si ministër
- Vrasja e të riut pse theu orën policore, ”BBC” jehonë protestës
- Në protestë me vajzën 5-vjeçare, djali ish-kryeministrit: Dua të ikë Lleshaj. Më thanë “do vijë shefi…”
- Dhjetori filloi me zjarr, kurse prilli do jetë VULLKAN!
- Policia fillon arrestimet e të rinjve protestues, shpallet në kërkim edhe Stresi
- Numri i dy i qeverisë: Protesta e të rinjve ishte kriminale dhe dhunë e organizuar
- Dy fjalë për shoqatat dhe shoqërinë civile që hesht para një vrasje…
- Ish-ministri i Brendshëm: Gjaku i Klodian Rashës ka nevojë për shpagim moral