Petrit Vasili: Shqiptarët refuzojnë pagesën e rrugës Tiranë-Durrës
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili e cilëson të papranueshme vendosjen e taksës për kalimin në rrugën Tiranë-Durrës. Në një reagim në Facebook, Vasili jep argumente se përse një taksë e tillë është vjedhje e shqiptarëve dhe nuk do të pranohet nga qytetarët.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:
Pagese per Rrugen Tirane Durres ilegjitime ndersa refuzimi i saj legjitim.
Shqiptareve u kerkojne tani te paguajne para’ per te perdorur autostraden Tirana -Durres.
Po pse akoma duhet te paguajne shqiptaret per rruget ???
Shqiptaret paguajne nga xhepat e tyre 19 miliard leke ne vit ose 160 milion euro per mirembajtjen e rrugeve.
Qeveria nuk perdor as gjysmen e ketyre parave per mirembajtjen e rrugeve.
Qeveria vetem 8.2 miliard leke ose 73 milion euro perdor per te ndertuar rruge te reja.
Qeveria i shtrengon shqiptaret e varfer te paguajne karburantin me cmimin me te larte ne rajon dhe zhvat perdite para’ nga xhepat e tyre.
Keto para perfundojne ne xhepat e qeverise sic tregoi skandali i Unazes se Re me plot 40 milion euro.
Qeveria ju rremben pa pushim para’ qytetareve dhe megjithate rruget nuk mbarojne,rruget e qyteteve permbyten me 10 minuta shi dhe zona te te tera Shqiperise kane rruge primitive.
Ky rrembim i parave te shqiptareve prodhon krize ekstreme, varferi te skajshme dhe tension social shperthyes.
Shqiperia nuk ka nevoje per asnjeren prej ketyre. Refuzimi i pageses per Autostraden Tirane- Durres eshte legjitim sepse taksa eshte ilegjitime.