Vasili: Sipas Ramës Europa ka faj për drogën dhe krimin në Shqipëri
Politikë E Martë, 15 Tetor 2019 14:42
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili akuzoi Europën për negociatat.
“Edi Rama zbuloi armikun tonë për negociatat…..qenka Europa. Ua Ua Ua Europa qenka fajtore për krimlminalizimin, drogën dhe korrupsionin e Edi Ramës. Vetëm një i shumë i lodhur dhe i keqkapur mund ta thotë”,- shkruan Vasili në Facebook.