Vasili: SKANDALI! S’ka lekë për pensionistët për shpërblimin e fundvitit
Nga Petrit Vasili
SKANDALI. S’ka lekë për pensionistët për shpërblimin e fundvitit! (VIDEO).
Ministrja e financave thotë me gojën plot se nuk ka planifikuar asgjë për shpërblimin, që u jepet pensionistëve për festat e fundvitit.
Thotë ministrja gjithashtu: të presim e të shohim sa para’ do mblidhen në arkën e shtetit dhe po doli gjë për pensionistët mirë dhe po nuk doli gjë prapë mirë.
Qeveria e rilindjes e çorganizuar, e dështuar dhe pa rezultate nuk planifikon dot as për dy muaj më pas se ç’do të ndodhë me të ardhurat publike.
Për koncesionet lekët nuk mungojnë megjithëse janë miliarda, ndërsa për shpërblimin e pensionisteve s’e vë njeri ujin në zjarr.
Turp. Për pensionistët që jetojnë me sakrifica të tmerrshme ekonomike nuk ka lekë, ndërsa për oligarkët lekët nuk mungojnë kurrë.
Edi Rama bën dërr dërr për “bashkëqeverisjen me qytetarët” dhe nuk u jep as shpërblimin e fundvitit pensionistëve.
Edi Rama flet edhe për “Shqipërinë solidare” dhe për vetë nuk është solidar as me shtresën më të vuajtur që janë pensionistët.
Edi Rama që përgjysmoi tatimin mbi dividentin dhe u bëri dhuratë oligarkëve miliarda lekë për pensionistët nuk ka lekë.
Ndaj përbuzeni këtë hipokrit dhe mashtrues, që i urren dhe i fyen të gjithë shqiptarët dhe dashuron vetëm një gjë: karrigen e tij.
Shihni VIDEON dhe gjykoni vetë: