Vasili: SPAK të hetojë e dënojë Edi Ramën për dëmtim të shëndetit të shqiptarëve!

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili kërkon nga institucionet e drejtësisë të marrin të pandehur Edi Ramën për përhapjen e pandemisë së koronavirusit. Në një reagim në Facebook, Vasili shprehet se Edi Rama provokoi reagimin e qytetarëve dhe grumbullimin e tyre për tubime me shembjen e Teatrit Kombëtar.

“Rama, fajtori kryesor për mijërat e policëve që çoi tek Teatri në kohë pandemie. Rama fajtor kryesor si urdhëruesi i thyerjes se rregullave të pandemisë me ushtrinë policore, që shkatërroi Teatrin. Rama nuk e shembi Teatrin për 2 vjet e gjysem dhe e shembi në mes të pandemisë. SPAK të fillojë hetimin ndaj Edi Ramës!”,- deklaron Petrit Vasili.

Reagimi i nënkryetarit të LSI-së vjen pas deklaratave të kreut të qeverisë, Edi Rama i cili deklaroi sot se do të ndalohen tubimet politike për shkak të pandemisë.

Postimi i plotë i nënkryetari të LSI:
“SPAK të hetojë e dënojë Edi Ramën për dëmtim të shëndetit të shqiptarëve!
Rama, fajtori kryesor për mijërat e policëve që çoi tek Teatri në kohë pandemie. Rama fajtor kryesor si urdhëruesi i thyerjes se rregullave të pandemisë me ushtrinë policore, që shkatërroi Teatrin.
Rama nuk e shembi Teatrin për 2 vjet e gjysem dhe e shembi në mes të pandemisë. SPAK të fillojë hetimin ndaj Edi Ramës!
Ky faj nuk ka shfajësim. Ky s’mund të rrijë më asnjë sekonde kryeministër, e jo më të japë urdhra për pandeminë! Ky është tashmë i paligjshëm në postin e tij. Mijëra qytetarë e biznese janë dënuar për shkelje qesharake gjate pandemisë.
Askush nuk është mbi ligjin. Të gjithë janë të barabarte përpara ligjit. Edi Rama është një qytetar i barabarte përpara ligjit dhe ka zero privilegje përpara ligjit. Drejtësia të veprojë ndaj Edi Ramës në të kundërt bëhet bashfajtore me të dhe do duhet te përgjigjet përpara ligjit njesoj si ai”.

SHKARKO APP