Vasili: Të ngrihet me urgjencë komisioni qeveritar për Zharrëzën

Zëvendës-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili kërkon ngritjen me urgjencë të komisionit qeveritar për situatën e krijuar në njësinë administrative të Zharrëzës në qarkun e Fierit.

Në një prononcim për mediat, Vasili thekson se situata e grevistëve të Zharrës është e rëndë dhe duhet të fillojë ndërhyrja.

“Koha nuk pret për zgjidhjen e kësaj çështje. Duhet të ngrihet me urgjencë komisioni qeveritar për situatën e krijuar në Zharrëz në mënyrë që të fillojë ndërhyrja emergjente. Gjendja e grevistëve të urisë është e rëndë dhe letra e deputetëve shpreh shqetësimet e komunitetit”, – theksoi Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më datën 19 dhjetor në zonën e Zharrës të Fier Instituti Sizmiologjik regjistroi disa lëkundje tërmeti, deri në shkallën 4 ballë. Dhjetëra banesa dhe ndërtime biznesi rezultojnë se janë dëmtuar. Shkak i lëkundjeve ka qënë  kompania e nxjerrjes naftës Bankers Petrolium. Kompania ka marrë koncesionin nga Qeveria Shqiptare për nxjerrjen e naftës në zonën e Fierit që prej vitit 2004. Pjesë e kontratës është që kërkimi për naftë të mos bëhet vetëm me shpime të puseve, por edhe me metoda moderne. Këto metoda përfshijnë injektimin e ujit  për nxjerrjen e naftës deri dhe përdorimin e lëndëve eksplozive për arritur deri në shtresat e naftës. Si rregull këto teknologji vihen në përdorim në zona të pabanuara dhe larg qyteteve. Në rastin konkret, shpërthimet janë kryer në një zonë që ka mijëra banorë, ndërtesa dhe mjaft biznese. Shpërthimet e datës 19 dhjetor nuk janë të vetmet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prej gati 3 vjetësh banorët e Zharrëz kanë ngritur shqetësimin për dëme kolosale te pasuritë e banorëve të zonës. Nuk kanë munguar protestat, bllokimi i rrugëve dhe peticioneve për t’u bërë apel institucioneve. Në datën 19 dhjetor pati përplasje fizike mes banorëve të Zharrëzit dhe punonjësve të kompanisë Bankers, të cilët nuk pranonin të ndalonin punimet që shkaktonin “tërmete”. Pesë ditë më parë, një pjesë e banorëve kanë zgjedhur formën ekstreme të protestës, duke hyrë në grevë urie

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?