Vasili thirrje prokurorisë të hetojë Sandër Lleshaj: Sot është shumë vonë

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar pas videos së publikuar një ditë më parë, ku ministri i brendshëm Sandër Lleshaj debatoi me banorët të një pallati të dëmtuar në Lezhë. Në një deklaratë për mediat, Vasili i kërkoi prokurorisë të nisë procedimin penal për ministrin e Brendshëm.

“Në rastin e këtij ministri do niste hapin e parë prokuroria, një ministër që u kërkon ai në shkelje të ligjit qytetareve të hyjnë në banesa të pasigurta të provuara që janë të pasigurta, për këto prokuroria është shumë vonë, duhet të kishte nisur që dje ndjekjen penale.

Nuk mundet qytetaret të dëgjojnë një ministër që u thote nuk ju kam asnjë borxh. Ministri me gojën plot u thotë në mënyrë të përsëritur. Pra minsitri s’u ka asnjë borxh qytetarëëve që ka përgjiegjesi publike e kushtetuese te marre pergjegjesite per ta, por këtu në këtë pjesë kemi atë që është raporti i zakonshëm që ky ministër ka pasur me qytetarët, armiqësor, të egër, ky minister s’ka hezituar të helmojë fëmijë e të moshuar, pjesëmarrës në demonstrata me gaz lotsjelles, është ministër që i urren shqiptarët. Por mund ta kursente në këtë ditë fatkeqësie, mund të bëhëj pak më njeri, është cështje serioze në raportin e tij me ligjin, prokuroria shqiptare është shumë vonë, duhet që dje të kishte nisur cështjet penale, nje minister që imponon ekspertët të thonë fjalën e tyre me siguri që nëse kthehen në banesa nuk kanë rrezik. Një banesë, shkollë e paverifikuar mirë do të thotë më pas humbje jetë sikurse rezultoi edhe në tërmetin e 26 nëntorit.

Ky ministër imponon zërin dhe ekspertizën teknike që është e vetmja ajo që me ligj të marrë një përgjegjësi të tillë. Ky është që bën edhe inxhinierin e arkitektin e urbanistin në dëm të qytetarit që duhet të hynin në banesa të pasigurta që mund të ishin burim i një humbje tjetër. Sot është koha që ligji të flasë, prokuroria s’mund të heshtë më e të jetë bashkëpërgjegjëse, të shohë sjellje në terren antiligjiore e ti japi imunitet”, tha Vasili.

SHKARKO APP