Vasili: Tradhti, ndërsa përkujtohet Reçaku Rama padit Haradinajn!
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili e ka cilësuar si tradhti padinë e Edi Ramës ndaj kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Në një mesazh në Facebook, Vasili shkruan se kryeministri Edi Rama po sillet në mënyrë të pabesë ndaj Kosovës dhe Haradinajt.
“Tradhtia: Ndërsa përkujtohet Reçaku Rama padit Haradinajn!
Edi Rama, kryeministri i shtetit amë Shqipërisë tradhtisht dhe pabesisht padit luftëtarin Ramush Haradinaj.
Vuçiç nuk e njeh Reçakun dhe Rama ndërsa përkujtohet Reçaku padit Haradinajn që ka derdhur gjak për Kosovën.
Rama dhe Vuçiç dy pjesë të së njëjtës gjëje.
Turp historik, damkë tradhtie, që do ta shoqërojë gjithë jetën kjo është për Edi Ramën padia, që vetëm i merr të keqen Ramushit!!”,- shprehet Vasili.