Vasili: Varri i çdo sistemi zgjedhor është plaçkitja e votës me kriminelë dhe trafikantë
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili deklaron se varri i çdo sistemi zgjedhor është plaçkitja e votës me kriminelë dhe trafikantë.
Përmes një analize të gjatë në rrjetet sociale, Vasili shprehet se opozita është tepër e qartë publikisht, por edhe me shkrim, për mënyrën e zgjidhjes së reformës zgjedhore opozita pa u hequr asnjë hap pas detyroi maxhorancën të pranojë zgjidhjen e saj.
Reagimi i Vasilit
Analiza zjarrfikur dhe opozita koherente!
E kompleksuar, inatçore dhe inkoherente shpesh analiza politike duket e zhduket ne ambientin tone, ashtu e siperfaqshme dhe pa efekt, si gjysem ore mjegull qe vjen e shkon.
Apatike dhe komentuese monotone postfactum e ngjarjeve te dites, analiza thuajse asnje here nuk e udheheq mendimin.
E vendosur shpesh ne fronin e nje moralizmi, te cilit as i perket dhe as e perfason analiza politike bie shpesh ne nivelin e kumtimit te dogmave boshe, qe analiste te caktuar as i besojne dhe as i misherojne, por thjesht i shqiptojne sa per te thene qe: jemi edhe ne.
Aq me e pabesueshme dhe padobishme behet analiza kur mëton te analizoje politiken bazuar mbi predikimin dhe jo racionalitetin,duke refuzuar te vertetat e duke shpikur fantazira e triller, qe nuk ekzistojne.
Ndersa opozita shqiptare ka paraqitur shume qarte shtratin parimor te aksionit te saj si dhe gadishmerine per cdo sakrifice, komentatore te fikur perpiqen te deformojne nje realitet sa te qarte aq edhe jetik per vendin.
Teper e qarte publikisht, por edhe me shkrim, per menyren e zgjidhjes se reformes zgjedhore opozita pa u hequr asnje hap pas detyroi maxhorancen te pranoje zgjidhjen e saj.
Duke djegur mandatet dhe duke refuzuar votimet moniste te 30 qershorit shitblerja e votes,reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj u vune si ceshtje te shtuara ne kushtet e Bundestagut dhe u provua boterisht qe te zgjedhurit rilindas ne bashki te 30 qershorit ishin te inkriminuar dhe te kriminalizuar
Cdo koment me tej perballe nje koherence te tille, qe nuk le vend per diskutim eshte thjesht nje shterzim artificial ose naiv ose i lig.
Sigurisht ka vetem nje kryebeteje, qe eshte ajo kunder shitblerjes dhe kriminalizimit te votes.
Cdo piruete jashte ketij objektivi perfshire lojen me sistemin zgjedhor eshte thjesht nje ikje nga pika me e nxehte, qe ben edhe difetencen mes shqiptareve dhe pushtetit te votave te vjedhura dhe te kriminalizuara.
Hyjnizimi i nje sistemi zgjedhor te caktuar eshte kaq bajat dhe qesharak sa cdo koment do te ishte i tepert,por aq me e dhimbshme behet situata kur ne kete nivel bie edhe analiza politike.
Predikimet e trasha te nje sistemi “magjik”, qe rrezokerka kryetaret,qe rrezokerka partite,rrezorka politiken etj brockulla si keto, jane mjerim per ata qe i besojne dhe turp profesional per ata qe i predikojne permes analizes se tyre alogjike dhe klienteliste.
Opozita ka qene teper koherente dhe sigurisht nuk mund dhe nuk do te shnderrohet ne nje kliente e dites per emocionet e cartura te analizes mediatike dhe as viktime e mbushjes se rreshtave dhe protagonizmit prej damash te perenduara te analisteve tutje tëhu.
Varri i cdo sistemi zgjedhor eshte plackitja e votes me kriminele dhe trafikante.
Kjo po, kerkon investigim ne terren nga analiza mediatike ,kerkon edhe sakrifica te perballjes se forte me perfaqesuesit e qeverise,te krimit dhe trafiqeve sic ndodh me analizen mediatike kudo ne bote.
Jashte kesaj, komentet e nje morali bajat apo klientelizmi te dites, e bejne analizen qe te jete sic thashe edhe me lart mjegull, qe vjen e iken dhe le aq gjurme sa le mjergulla….