Vasili: Zgjedhje të reja për të shpëtuar vendin nga pushteti mafioz dhe nga kriza që po largon shqiptarët
”Zgjedhjet e reja janë hap i detyruar dhe i pashmangshem për të shpëtuar Shqipërinë nga gremina anti-demokratike dhe kriza e tmerrshme ekonomike politike dhe sociale, që po zhbën vendin dhe po largon shqiptarët”. Ky është qëndrimi që mban LSI-ja. Nënkryetari Petrit Vasili, teksa ka analizuar zgjedhjet e 25 prillit, thotë se duhen zgjedhje të reja, për të shpëtuar vendin nga një pushtet politik i çfrenuar dhe mafioz. Përmes një shkrimi të gjatë të publikuar në facebook, nënkryetari i LSI-së nënvizon se ”25 prilli është krimi dhe atentati më i rëndë politik, që i është bërë demokracisë dhe pluralizmit në këto 30 vjet. Në 25 prill në Shqipëri sipas raportit të OSBE-ODIHR u konstatua se Rama dhe Rilindja kanë kryer një masakër zgjedhore të vërtetë”.
Postimi i plotë nga Petrit Vasili
As Ramiz Alia në 1992 nuk bëri zgjedhje të zeza si Rama në 25 prill! Në 22 mars 1992 megjithse President ishte një komunist dhe përfaqësues i diktaturës më të egër komuniste si Ramiz Alia, zgjedhjet ishin shembullore dhe janë një pasqyrë kokëfortë për turpin e dhe faqen e zezë të 25 prillit. 25 prilli është krimi dhe atentati më i rëndë politik, që i është bërë demokracisë dhe pluralizmit në këto 30 vjet. Në 25 prill në Shqipëri sipas raportit të OSBE-ODIHR u konstatua se Rama dhe Rilindja kanë kryer një masakër zgjedhore të vërtetë ku:
-Qeveria organizoi dhe financoi në mënyrë mafioze shitblerjen më kriminale dhe masive të votave të parë ndonjëherë.
-Qeveria e përdori pushtetin duke shpërdoruar në mënyrë kriminale të dhënat personale të qindra mijra qytetarëve, të cilat janë tashmë në duart e krimit të organizuar dhe trafikantëve duke tronditur rëndë sigurinë publike dhe atë personale të qytetarëve.
-Qeveria shpërdoroi pushtetin dhe administratën për presione mafioze mbi qytetarë dhe biznese, përdori dhjetëra milionë euro dhe e gjithë administrata u përdor si detashment kriminal zgjedhor kundër qytetarëve.
-Qeveria kapi dhe zaptoi kriminalisht dhe totalisht median, për të mashtruar dhe dezinformuar qytetarët për qëllimet elektorale të Rilindjes.
-Qeveria punësoi me mijëra njerëz në mënyrë të paligjshme në administratën publike vetëm me qëllime elektorale.
-Qeveria shpërdoroi në mënyrë mafioze dhjetëra milionë euro e rindërtimit për të orientuar votën.
-Qeveria përdori grupet kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve.
Me votën e lirë nuk ka kompromis ajo ose është e lirë ose e dhunuar. 25 prilli ishte prova e dhunimit ekstrem të votës së lire me çdo mjet e mënyrë dhe me përfshirjen e hapur të mafies dhe krimit të organizuar. Masakra zgjedhore është ulur kembekryq në Shqipëri, qëndrimi ndaj tyre është gurë prove për këdo shqiptar dhe të huaj, për tu vendosur ose në krah të demokracisë ose në krah të mafies antishqiptare dhe antidemokraci të Rilindjes në pushtet.
Zgjedhjet e reja janë hap i detyruar dhe i pashmangshem për të shpëtuar Shqipërinë nga gremina anti-demokratike dhe kriza e tmerrshme ekonomike politike dhe sociale, që po zhbën vendin dhe po largon shqiptarët.
Kunder zgjedhjeve te reja s’ka asnje alibi, pasi baderdia kriminale zgjedhore e 25 prillit konfirmuar nga raporti i OSBE-ODIHR i rrezoi te gjitha. Zgjedhjet e lira me cdo kusht dhe me cdo mjet per shpetimin e vendit kjo eshte imperativa e vetme, perballe nje Shqiperie, qe po shqyhet per dite nga nje pushtet politik i çfrenuar dhe mafioz.