Vazhdojnë replikat. Basha, Ramës: Po të shkulesh nga Instagrami, do ta shohësh sa e rëndë është gjendja
Vijojnë replikat mes kreut të PD, Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.
Lulzim Basha i është përgjigjur Edi Ramës pasi ky i fundit replikoi për situatën me COVID-19 si dhe riktheu edhe njëherë debatin për raportin e Dick Marty.
Basha thotë se Rama vijon me cicërimat dhe s’bën detyrën, teksa thekson se po të shkulej kryeministri nga Instagrami do e shihte sa rëndë është gjendja.
Postimi i plotë i Bashës në Facebook:
Rama vazhdon cicërimat në vend që të bëjë detyrën. Shqipëria është në kulmin e infektimit ndërsa Rama është mbërthyer pas Instagramit. Po të shkulej nga Instagrami, do ta shihte sa e rëndë është gjendja. Të sëmurët, familjet dhe mjekët i ka braktisur pa asnjë ndiihmë. Rama shkatërroi ekonominë dhe tani po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Edhe sa shqiptarë duhet të humbin jetën për fajin e tij?