Vazhdon të jetë aktiv zjarri në magazinën e një qendre tregtare! I bllokuar ka mbetur një punonjës sigurie

Prej pasdites së djeshme zjarri në një magazinë në Tiranë vazhdon të jetë aktiv, ndërsa raportohet se i bllokuar ka mbetur një punonjës i sigurisë, shtetasi A.Sala.

Deri tani nuk ka ende asnjë të dhënë për gjendjen e punonjësit të sigurisë. Ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë Shefi i Shërbimit të zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj, ka dhënë detaje lidhur me zjarrin në magazinën te qendra tregtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Goxhaj ka thënë për mediat se magazina është 1000 m2 dhe punonjësi i sigurisë ende nuk është gjetur. Më tej  ai ka shtuar se janë marrë përforcime nga grupet e shpëtimit të minierave për gjetjen e punonjësit të sigurisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kemi një zjarr shumë të rrezikshëm i shkaktuar në një magazinë në ambientet e Casa Italia, zjarri është në bodrum dhe materialet janë këpucë e veshmbathje , prandaj na e bën shumë të vështirë punën për të neutralizuar zjarrin, kemi 15 orë që po punojmë me pajisje specifike, më të dhimbshme e bën situatën dhe njoftimin që kem marrë se një punonjës ndodhet në vatrën e zjarrin, pas 3 orëve të para zjarri është eliminuar, por përbërja e magazinës na e bën të pamundur eliminimin e tymit, kemi angazhuar të gjithë personelin e bashkisë, kemi kërkuar ndihmë dhe nga kërkim shpëtimi  minerave.

Dhe nga bisedat që kemi bërë me pronarët, sipërfaqja është 1000 m2 dhe është e ndarë në disa pjesë, kemi bërë kontrolle në korridor dhe nuk kemi konstatuar trupin, puna është përqendruar te magazina, ambienti ku është magazina është e pamundur që të bëhet  ndërhyrje normale, ndërhyrja ka qenë nga brenda që në herën e parë, punonjësit futen grupe grupe, këto zjarre janë shumë të rrezikshme dhe po të kemi parasysh ngjarjet e kaluarakanë vazhduar për ditë të tëra, për objektin dhe zonën përrreth nuk do jetë i rrezikshëm se flakët janë ulur“, tha Goxhaj.

Ndërkohë një ditë më parë, policia në njoftimin zyrtar tha: “Me datë 24.03.2021, rreth orës 16:40, tek “Casa Italia” ka rënë zjarr në një magazinë. Shërbimet e zjarrëfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?