Vdekja e Pëllumbit, Nishani thërret Kryeprokurorin dhe Ministrin e Drejtësisë
Shqiptari Pëllumb Marnikolli, i cili humbi jetën në Greqi, ka vënë në lëvizje institucionin e Presidentit të Republikës, i cili pritet të thërrasë në një takim pune Prokurorin e Përgjithshëm dhe Ministrin e Drejtësisë,. Ky takim do të zhvillohet për qëllim informin e Presidentit rreth hapave të ndërmarrë dhe për ndjekjen deri në zbardhjen e kësaj ngjarje.
Bëhet e ditur se një përfaqësues i Kabinetit të Presidentit ka kontaktuar dhe takuar familjarët e të ndjerit, ku pasi i ka shprehur ngushëllimet, është informuar prej tyre mbi ngjarjen duke i kërkuar dhe zbardhjen e saj.
Nga ana e tij, përfaqësuesi i Presidencës ka shprehur angazhimin për të ndjekur me seriozitet dhe në vijimësi hetimin e kësaj çështjeje pranë autoriteteve përkatëse.
KOHA JONË SONDAZH

