“Vdeksha unë o Zot”/ Vajza e vogël i tregon Kryemadhit dëshirën e vetme që ka, ja si i përgjigjet kryetarja e LSI-së
Lëvizja Socialiste për Integrim ka organizuar një takim sot në Vlorë, ku e pranishme ka qenë edhe kryetarja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi. Fillimisht ky takim ka nisur me Himnin Kombëtar, e më pas në skenë është ngjitur një vajzë e vogël, ku dhe ka kënduar një këngë anglisht.
Pas përshëndetjes së saj, Kryemadhi mori fjalën duke thënë se duhet të luftojmë fortë të gjithë që fëmijët të mos ikin nga Shqipëria. “Dhe thonë që Vlora nuk ka më fëmijë se kanë ikur të gjithë. Është kjo mrekulli prandaj duhet të luftojmë fortë të gjithë që fëmijët tanë të mos ikin nga Shqipëria”, tha Kryemadhi.
Sakaq vajza ka marrë mikrofonin dhe ka ftuar të gjithë qytetarët të votojnë LSI-në. “Kam vetëm një dëshirë që të votoni LSI-në, numrin 6”, tha vajza. Ndërsa Kryemadhi iu përgjigj: “Vdeksha unë o Zot”.