Vdes shoqeruesi i gazetarit Alfred Lela

Gjendet i pajetë 60-vjeçari Ndoc Mulaj që ishte pjesë e grupit të alpinistëve amatorë të gazetarit Alfred Lela në malin e Munellës në Pukë.

Si pasojë e terrenit dhe motit të keq, 2 nga alpinistët kanë rrëshqitur duke rënë në një humnerë rreth orës 16.10 të së enjtes.

2 orë pas incidentit është gjetur Ilir Shyti rreth 30 vjeç i cili është transportuar për në spital. Kërkimet kanë vijuar më pas edhe për Mulajn që për shkak të plagëve të marra nga rrëzimi ka ndërruar jetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa gazetari Alfred Lela, Dorien Malaj dhe Gisel Dollani janë në gjendje më të mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?