Veliaj apel qytetarëve: Mos lini mobiliet e vjetra në mes të rrugës! Raportoni tek aplikacioni “Tirana ime”

Ekipi i terrenit në Bashkinë e Tiranës, punon çdo ditë për të mirëmbajtur çdo cep të kryeqytetit. Kryebashkiaku Veliaj, ka një thirrje për te gjithë ata që zgjedhin rrugën e shkurtër dhe i lënë mbeturinat ku të munden nëpër Tiranë, duke kërkuar që raste të tilla të raportohen tek aplikacioni “Tirana ime”.

“Shumë mirë që ndërruat mobiliet dhe e bëtë shtëpinë tuaj bukur bukur, por kjo nuk do të thotë që mobiliet e vjetra duhet t’i lëmë në mes të rrugës.

Tirana është shtëpia jonë e përbashkët dhe duhet ta mbajmë mirë. Kolegët tanë heqin çdo ditë mbeturina nga rrugët e trotuaret. Ju lutem, raportoni çdo rast tek Aplikacioni “Tirana Ime””, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?