Veliaj bashkëbisedim me të rinjtë: Kush shan Tiranën dhe Shqipërinë, jeton në vila e kulla sot

Turi i bashkëbisedimeve të kryetarit të Bashkisë së Tiranës me të rinjtë u ndal në Njësinë 4, ku kryebashkiaku Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputetja e PS, Blerina Gjylameti, foli për lehtësirat ndaj studentëve dhe mbështetjen e bashkisë, si mundësi për të krijuar histori suksesi në Tiranë.

Fushata, shtoi Veliaj, po prodhon patetizma nga më të çuditshmet, ku të rinjtë që vijnë nga qytete të tjera i quajnë ardhacakë.

Sipas Veliajt, ata që e shajnë më shumë Shqipërinë dhe Tiranën janë pikërisht ata që vetë jetojnë në vila.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një sport i rrezikshëm, që luhet masivisht nga një pjesë, por fatmirësisht jo nga shumica, është ky sporti me shajt Shqipërinë. Thonë: ‘Ky vend nuk bëhet’, ‘Këtu nuk jetohet!’ Ata që e thonë më shumë këtë gjë janë ata që jetojnë më mirë, kanë vila te Gjiri i Lalëzit, kanë shtëpi në Lundër, kanë zyra në kulla. Njerëzit që ankohen më shumë në politikë, janë ata që në fakt i kanë punët më mirë. E kanë kthyer në modë këtë. Gjejnë gazetarë të huaj, flasin keq. Dhe ti thua: ‘Po mirë, ajo juria në Bruksel, kaq pa sy dhe pa veshë ishte sa nga 600 qytete tha se Tirana e meriton të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë?!’ Para ca ditësh morëm titullin ‘Qyteti Europain i Sportit 2023’. Prapë nisi ky sporti: ‘Ky është vendi më i ndotur’. Nëse është më i ndoturi, hap aplikacionin ‘Il Meteo’, i cili ka një satelit që e pranon gjithë Europa si matës të ajrit dhe na jep rezultat konkret. Pse duhet dikush të bëjë politikë duke sharë vendin e vtij? Ne mund të kemi bindje nga më të ndryshmet, por një bindje duhet ta kemi të përbashkët: Me shajt qytetin tonë dhe me shajt vendin tonë është mëkat!” e mbylli Veliaj fjalën e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?