Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:55 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati Paulin Filopati, 65 vjeç, është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të shtunë në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Filopati ishte një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Veliaj: Berishën dhe Metën i kanë braktisur të gjithë; edhe artistët, edhe demokratët

Politikë E premte, 5 Maj 2023 19:59
Veliaj: Berishën dhe Metën i kanë braktisur të gjithë; edhe artistët, edhe demokratët
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kandidati i Partisë Socialiste për Tiranën, Erion Veliaj gjatë takimit me banorët e Njësive 1, 2 dhe 3 në kryeqytet, ftoi demokratët që të mendojnë për familjet e tyre dhe të bashkohen me ata që bëjnë vetëm punë dhe e çojnë vendin përpara. Ai tha se tashmë demokratët e kanë kuptuar që nuk duhet të shqetësohen për hallin e Saliut ‘non-grata’ dhe të Metës, që është fuksi i lagjes.

“Sali Berisha nuk shkon dot deri në Rinas sepse ka një hall të madh. Është ‘non-grata’. Pyetja për demokratët është: Pse halli i Saliut duhet të jetë halli yt? Ilir Meta ka gjithashtu një hall të madh. Ilir Meta sot është spiun i sigurimit, fuksi lagjes, 20-lekëshi që shkonte spiunonte shokët kush shikonte televizionet e huaja, kush shante te radha e qumështit e mishit aty te Lumja, kush ishte te tolloni dhe ankohej.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Është bashkuar sigurimsi, fuksi i lagjes, me një ish-komunist të diskretituar dhe janë sot në hall. Për demokratët thirrja është: Mendo për hallet e tua. Ilir Meta me Saliun shkojnë në Gjirin e Lalzit çdo natë, nuk kanë hallet tona. Kur ishte hera e fundit që e patë Saliun te një çerdhe, te një kopësht, te një shkollë? Kur ishte hera e fundit që e patë Ilir Metën te një çerdhe, te një kopësht, te një shkollë?”, tha Veliaj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kryebashkiaku tha se kundërshtarët politikë kanë një muaj që zihen me artistët, sepse këta të fundit i kanë braktisur. “Kanë një vit që zihen me Amerikën, kanë një muaj që zihen me pemët dhe kanë një javë që zihen me artistët sepse i kanë braktisur të gjithë. I dëgjova kur po thoshin për shkollat: “Ndërtohen me 60 euro m2 në Europë”, thanë, “këto shkollat si shkolla ‘Kosova’, ‘Sami Frashëri’, qenkan shumë të shtrenjta”. Unë ju bëra një propozim: “Nëse bëhen me 60 euro metri katrorë, na i shisni vilat në Lalz për 60 euro metri katrorë, t’i blejmë që të çojmë aty gjyshërit, gjyshet, fëmijët, ata që kanë nevoja sociale, t’i përdorim për banesa sociale”.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

12 Nëntor 2026, 13:03
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

12 Nëntor 2026, 13:02

Vilat e tyre ata nuk i shesin, vilat e tyre ata nuk i ndërrojnë, vilat e tyre ata i shijojnë sepse Shqipëria ju ka dhënë atyre gjëra që ne të tjerëve nuk na i ka dhënë. I ka bërë presidentë, i ka bërë kryeministra, i ka pasur tërë jetën deputetë. Shqipërisë ata i kanë marrë gjithçka pa i dhënë asgjë. Ndërkohë, ky komunitet i ka dhënë Shqipërisë gjithçka, dashuri, pasion, punë, ndaj dhe familja jonë është e madhe dhe ka vendosur që të ecë përpara”, u shpreh ai.

Etiketat e lidhura

BerishametaVeliaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 3 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 4 orësh

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 4 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 4 orësh

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Më të lexuarat

1 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 8 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

2 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 4 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 3 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 7 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.