Veliaj dhe Berisha refuzojnë pajtimin në Gjykatë, ja kur mbahet seanca e radhës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ngritur një padi për shpifje ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha, pasi ky i fundit e ka akuzuar për lidhje me Iranin.

Sot është mbajtur seanca e para me përfaqësimin e dy palëve. Berisha është përfaqësuar nga Ivi Kaso dhe Veliaj nga avokati i tij mbrojtës.

Seanca e parë ka zgjatur vetëm 20 minuta, ku avokatët e Berishës dhe Veliajt janë njohur me seancën e pajtimit nga SPAK, një procedurë ku palët që akuzojnë njëra-tjetrën i ofrohet mundësia e pajtimit dhe më pas pushimi i çështjes, por kjo nuk ka ndodhur.

Seanca e radhës do të mbahet me datën 2 qershor.

SHKARKO APP