Veliaj: Do ta fitoj gjyqin me PD për gjobën

Bashkia e Tiranës mbetet e vendosur për të vazhduar betejën ligjore me Partinë Demokratike, për vjeljen e gjobës prej 163 milionë lekë të vjetra për dëmet e shkaktuara në kryeqytet gjatë protestës së 8 dhjetorit të një viti më parë.

Duke folur nga një aktivitet në Liqenin Artificial, Veliaj tha se jo vetëm do të fitojë gjyqin por se mbetet i vendosur që ngjarje të tilla të mos përsëriten kurrë më, nga asnjë parti politike.

Veliaj: Një nga çështjet që mori shumë debat, gjoba që i vumë një partie politike për vandalizimin. Si për të na provuar qyteti i Marsejës dhe UEFA u vuri 150 mijë euro gjobë tifozëve rrugaçë rusë që shkatërruan, bënë pis dhe vandalizuan Marsejën. Është shumë kollaj kur këta njerëz dalin dhe thonë e duam Tiranën si jashtë shtetit.Jemi dakord po e bëjmë ekzaktësisht si jashtë shtetit me të njëjtën shumë një tifozeri rrugaçësh, vandalësh, pisanjozësh prishi Marsejën dhe për ironi të fatit është e njëjta shumë që ne kemi gjobitur një parti politike për të dhënë një mesazh shumë të fortë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tiranën nuk mund ta vandalizosh, nuk mund ta prishësh, nuk mund ta bësh pis.Mund të kesh bindjet e tua politike, bërtit sa të duash por nuk ke pse shkatërron.Jo vetëm jam i vendosur që ta fitoj atë gjyq dhe do ta fitoj atë gjyq, por jam i vendosur që kjo ngjarje të mos përsëritet kurrë nga asnjë parti politike.Diferencat politike janë të pranueshme, por asnjëherë nuk janë alibi për të shkatërruar Tiranën që e duam të gjithë njësoj dhe na shërben të gjithëve njësoj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?