Erion Veliaj: Edhe nëse ka shi, parada nuk shtyhet!
Edhe pse sinoptikanët kanë parashikuar reshje të dendura shiu në kryeqytet të martën, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se parada kuqezi nuk do të shtyhet.
“Ka disa arsye që më bëjnë që mos ta shtyj. Së pari me gjithë këto arritje që kemi pasur ne shqiptarët, duhet të pranojmë që sot jetojmë në një situatë ku i vetmi që mund të bëhet pengesë për një shqiptarë, është një shqiptar tjetër.
Sot nuk na pengon asnjë forcë e huaj. Ne në datën 29 fatkeqësisht fillojmë me ato ndasitë tona, e vetmja datë që biem dakord të gjithë është data 28. Kështu që me shi, pa shi, ne do të jemi aty” – tha Erion Veliaj.