Veliaj fiton betejën me COVID-19: Testi i fundit me nxori të shëruar e më të fortë se kurrë
Kryebashkiaku Erion Veliaj ia ka dalë të mposhtë plotësisht COVID-19 duke qenë gati për t’u rikthyer në krye të punëve të Bashkisë së Tiranës. Pas dy javesh izolim e trajtim mjekësor – në Tiranë, edhe testi i fundit e konfirmoi të shëruar nga Covid-19.
Përmes një postimi në Facebook, kryebashkiaku Veliaj shpreh mirënjohjen për stafin e mjekëve dhe të gjithë qytetarëve që e mbështetën në këto momente dhe thekson se tashmë është më i fortë se kurrë për t’iu rikthyer punëve të shumta të Kryeqytetit tonë.
Postimi i plotë:
Pas dy javesh izolim e trajtim mjekësor – në Tiranë, e askund tjetër – testi i fundit me nxorri të shëruar nga Covid-19 e më të fortë se kurrë për t’iu rikthyer punëve të shumta të Kryeqytetit tonë. ??
E kam zemrën plot mirënjohje për familjen time të vogël – Ajola, Kajan dhe nënat e papërtuara – e për familjen e madhe të mijëra prej jush, që më dhatë përditë kurajo e frymëzim për ta mundur këtë flamë. ❤️??
Do të kish qenë edhe më e vështirë pa këmbënguljen e Ogertës, Albanës, Eugenës e Almes nga ISHP të cilat më këshilluan ta merrja seriozisht që në fillim, pa përkushtimin 24h të Doktor Perlatit apo injeksionet pupël të infermiere Adelinës, si dhe insistimit ditor të shokut Gramoz për t’iu bindur profesionistëve heronj e jo gjithologëve mendjelehtë! ??
Gjatë këtyre dy javëve u miqësova me plot pacientë apo të shëruar të tjerë, njoha historitë e tyre e ndamë momente të kësaj lufte të përbashkët të njerëzimit. Ky komunitet, ku tani edhe unë duhet të bëj pjesën time, do duhet të jetë më aktiv për të ndërgjegjësuar të tjerët mbi seriozitetin e kësaj drame e nevojën për të bashkëpunuar me autoritetet çdo ditë! ??
Jam i brengosur për ata që s’ja dolën, më sëmbon zemrën kjo padrejtësi ku disa jetë këputen kaq beftas në mes! Vazhdoj lutem për familjet që lanë pas, e siç ua kam dëshmuar një pjese prej tyre, do angazhohem me gjithçka mundem për të lehtësuar sadopak dhimbjen e nevojat e tyre, sidomos të fëmijëve! ?
Ndaj miq, le të duhemi më shumë, e urrehemi më pak. Të ndihmojmë më shumë, e të shajmë më pak. Të bashkohemi më shumë, e të përçahemi më pak! Nëse i bëjmë këto e bashkëpunojmë me bluzat e bardha, do ngrihemi më të pjekur e më të fortë si komb! Unë besoj! ??
Mirënjohje e dashuri pafund për secilin prej jush! ??