Veliaj i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në QSUT, Bashkia e Tiranës: Është në gjendje të mirë shëndetësore
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është nënshtruar sot një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e qeses së tëmthit për gurë. Ndërhyrja u krye me sukses nga mjekët e kirurgjisë në QSUT.
Lajmi është bërë me dije nga Bashkia e Tiranës. “Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kreu sot një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e qeses së tëmthit për gurë. Ndërhyrja është kryer me sukses nga mjekët e kirurgjisë në QSUT. Z. Veliaj është në gjendje të mirë shëndetësore, nën kujdesin e mjekëve”, shkruhet në njoftimin e Bashkisë Tiranë.