Veliaj: Industria e bareve dhe restoranteve punëson të rinj dhe sjell turizëm për qytetin

Në kuadër të fushatës “Tirana Cocktail City”, u zhvillua Kampionati Kombëtar i Koktejleve, gara më e veçantë që është zhvilluar ndonjëherë në kryeqytet, me qëllim rritjen e imazhit dhe tërheqjen e turistëve në industrinë e argëtimit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në këtë kompeticion, ku shoqërohej edhe nga homologu i tij, kryetari i Bashkisë së Bolonjës, Matteo Lepore, tha se industria e bareve dhe lokaleve punëson shumë njerëzi, sidomos me rritjen e ndjeshme të numrit të turistëve.

“Zinxhiri i bareve dhe restoranteve në Tiranë ka mbi 10 mijë të punësuar. Shumica e bashkive të Shqipërisë kanë më pak se 10 mijë votues, ndërkohë që vetëm një industri, në Tiranën tonë të madhe, punëson 10 mijë veta. Pra, po të ishte një kompani, do të ishte kompania më e madhe në Shqipëri. Dua të injkurajoj të gjithë ata që i janë dedikuar këtij lloj biznesi sepse shumica janë biznese familjare, që me këto rroga mbahen familje, punojnë studentë. Fakti që kjo industri dhe këto biznese familjare punësojnë pafund të rinj, që ndoshta ende nuk e kanë mbaruar universitetin, meritojnë respektin dhe mirënjohjen tonë”, tha Veliaj.

Mandej, kryebashkiaku Veliaj tha se rritja e numrit të turistëve dallohet qartë, mjafton të bësh një xhiro në “Sheshin Skënderbej”. “Jemi në një realitet tjetër kur flasim per lnumrat e turizmit. Mjafton të dalësh te sheshi “Skënderbej”, per te pare sa shume turiste ka ne Tirane. Disa vizitojne Xhamine, disa ishin shohin Skënderbeun, disa ndjekin Operan, disa të tjerë te parku “Europa”, disa te Bashkia, disa te Bunkarti, disa tek “Shtëpia e gjetheve”, disa tek shtëpia “Kadare”, dhe ti kupton që sot jemi një aktor në këtë treg”, vijoi më tej Veliaj.

Kryebashkiaku i Bolonjës u shpreh: “Tek ne turizmi ka pësuar rritje të ndjeshme vitet e fundit, kemi rreth 4 milionë prenotime në qytet. Së shpejti, do të lidhemi me Ryanair, që nënkupton mundësinë e zhvillimit të shumë projekteve mes Tiranës e Bolonjës. Bolonja është një qytet që jeton 24 orë në 24 dhe duke qenë një qytet turistik, edhe përgjatë 12 muajve të vitit, janë 26 mijë njerëz të cilët i dedikohen sektorit të kulturës dhe krijimtarisë. Në aspektin profesional, mendoj se mund të bëjmë gjëra shumë të rëndësishme së bashku, duke nisur edhe nga sipërmarrësit tanë”.

SHKARKO APP