Veliaj ironizon kandidatin e Berishës dhe Metës: Gjimnazin mund ta bëjë edhe më vonë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ironizoi kandidatin e dyshes Berisha-Meta për Bashkinë e Tiranës. Në një intervistë për ”Klan News”, Veliaj tha se i dhimbsen të 61 kandidatët e opozitës pasi i kanë dhënë fytyrën e tyre një personi që është person ”non grata”.

“Arsyeja pse më vjen keq për kandidatët, jo vetëm për këtë timin në Tiranë, por do vijë dita e hënë, do dalë në rrugë dhe do kuptojë që gjimnazin mund ta bësh edhe më vonë, disa premtime edhe mund t’í sqarosh pse nuk bëhen, se janë të parealizueshme, dhe pse ca gënjeshtra fushate nuk duhen thënë fare, por ajo që nuk thua dot është si një djalë i ri ia jep fytyrën një të sëmuri psiqik, i cili ngatërron Joe Walsh te “Hotel Californias” dhe “The Eagles”, me Garda Revolucionare të Iranit, dhe me çifutët dhe me hebrenjtë, muhabete komplet kot.

Në këtë sens, të 61 kandidatët më dhimbsen sepse i kanë dhënë fytyrën e vet një personi që është person non-grata, është njeriu që ka veshur gra me të zeza në Shqipëri prej vuajtjeve dhe prej krimeve që ka bërë dhe në fund po e përfundon si një klloun me ‘rockstar’, me Iranin, me gardën revolucionare dhe teori konspirative. Sot më shumë se trajtimi si kundërshtar është trajtimi si pacient, ai që na shqeteson”, deklaroi Veliaj.

SHKARKO APP