Veliaj: Ja pse nuk u kandidua Ditmir Bushati. Ideja e vendosjes së të vjetërve në “vijën e zjarrit” është e Ruçit
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ishte i ftuar këtë të premte në ‘Zgjedhje 2021’ nga Alban Dudushi dhe Pranvera Borakaj, në Vizion Plus prej ku ndër të tjera tregoi edhe arsyen përse ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati nuk u kandidua.
“Isha në mbledhjen e kryesisë dhe ajo që dëgjova nga kryeministri ishte se ishte përpjekur për të promovuar mikun tim Ditmirin në një post në OSBE. Kur e dëgjova për herë të parë ishte diçka që kërciste dhe vinte pak erë konflikt interesi, sepse ne kishim dhe presidencën e OSBE-së dhe Ditmiri nuk e mohoi, kryeministri lobobte që Ditmiri të merrte një nga vendet kryesore. Ajo që kuptova ishte se tashmë, Ditmiri ishte përgatitur për një rol ndërkombëtar, i cili prej rrethanave dhe lobimit mes vendeve, nuk funksionoi. Kështu që më rezulton që ishte bërë një ‘check out’ nga grupi përpara se të vinim tek data e listës”,– tha Veliaj.