Veliaj: Kampionit nuk i thua dot ule ritmin që të fitojë ky tjetri, që nuk di të bëjë asnjë punë

PS ka ndezur motorët për sigurimin e një mandati të katërt në krye të punëve të vendit. Nga Njësia 5, Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se PS meriton sërish të votëbesohet.

“Unë besoj se vetëm një forcë politike, siç është PS, qëndron afër njerëzve në çdo stacion. Njerëzit mund të kenë ciklin e tyre të jetës, por ka gjithmonë një PS në Njësinë 5 që i ka ndjekur njerëzit, nga dita e parë që janë bërë pjesë e komuniteti, deri sa i kemi përcjellë me respekt nga kjo jetë, dhe kjo është magjia e të qenit pjesë të një familje të madhe, një force të madhe politike. Ka pastaj ca njerëz të tjerë që thonë: ‘Po mirë mo nuk u lodhët ju? Me tre mandate në bashki, tre mandate në qeveri, ç’është ky mandat i katërt tani?’ E para e punës, kush ka takat del i pari. Është si t’i thuash Brikenit ose Erkandit, mos dil më Kampion Europe se e keni tepëruar. Pra, një atleti, një sportisti, një njeriu të aftë, një njeriu të fortë, një njeriu të guximshëm, t’i nuk i thua dot ule ritmin që të fitojë ky tjetri që nuk di të bëjë asnjë punë. E ardhmja i takon atyre që stërviten, që kanë disiplinë, që luajnë në skuadër dhe që shënojnë. Përsa na përket ne, kjo e ardhme i përket Partisë Socialiste si e vetmja forcë që ka lider”, deklaroi Veliaj.

Në këtë takim për anëtarësimet e reja në PS, Veliaj shoqërohej nga Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj.

SHKARKO APP