Veliaj komenton gjyqin me Bashën: Halli i vetëm i Lulit është të sqarojë nëse ka 4 apo 5 vila
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga Kombinati ku përuroi qendrën e re komunitare ka komentuar gjyqin me Lulzim Bashën.
“Përpara se të flisja më shkroi një gazetar e më pyeti: Nuk je te ky gjyqi për vilat e katërta dhe të pesta të Lul Bashës? Nuk kam kohë unë për këtë punë. Unë dhe Beni merremi me shtëpitë për njerëzit. Se ka katër apo ka pesë vila, Lul Basha të shkojë ta sqarojë në gjykatë se nuk kemi kohë për të humbur. Këta kanë vetëm hallin e tyre. Luli u çua sot dhe e vetmja gjë që kishte në axhendë është të sqarojë në gjykatë ka katër apo pesë vila. Për këtë jemi në gjyq. Shih çfarë hallesh kanë këta. Këta zihen për foltoren, për sondazhe se kë mbështesin më shumë, Saliun e lodhur apo Lulin e përgjumur? Këta nuk kanë lidhje fare me realitetin tonë. Këta për kalamajtë tanë nuk duan t’ia dinë. Këta nuk dua t’ia dinë fare, sepse e kishin këtë bashki, e kishin këtë qendër dhe nuk u dukën njëherë“, tha Veliaj.