Veliaj mbjell pemë me të rinjtë e Këshillit Bashkiak: Çliruam Parkun e Liqenit nga zaptimi
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe të rinjtë e Këshillit Bashkiak të Tiranës mbollën sot pemë pranë Parkut të Liqenit. Veliaj përmendi faktin se edhe lirimi i hapësirave të zaptuara te liqeni ka qenë një betejë më vetë, ashtu siç është sot beteja me FSHF-në për ëndrrat e fëmijëve të Tiranës.
“Sot kemi marrë mbrapsht gjysmën e Liqenit, që ishte abuzuar dhe zaptuar. Është një metaforë edhe për betejat që po bëjmë sot. Koha më e mirë për të mbjellë pemë ishte përpara 20 vjetësh, por koha e dytë më e mirë për të mbjellë një pemë është sot. Koha më e mirë për të çliruar sportin nga mafia ishte para 20 vjetësh, kur u zgjodh mafia në krye të sportit. Por, koha e dytë më e mirë për t’u marrë me këtë punë është sot. Kështu që, asnjëherë nuk është vonë për të bërë gjënë e drejtë dhe gjënë e duhur. Ikja e betoniereve ishte gjithashtu një betejë. Nuk është se qyteti na ka lënë një javë pa betejë, por kjo është beteja e radhës. Ndaj, besoj fort se duhet të japim një shembull që në këtë qytet nuk zotëron mafia, nuk zotëron një bandë nga Shijaku, dhe çudirat që po dëgjojmë prej asaj bande”, theksoi Veliaj.
Më tej, kryebashkiaku nënvizoi se do e vazhdojë këtë betejë deri në fund, sepse sporti duhet të jetë “fair play” dhe jo një bandë e paprekshme nga askush.
KOHA JONË SONDAZH

