Veliaj mirëpret një grup studentësh nga Polonia: Vitin tjetër Tirana me 1000 aktivitete
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti një grup studentësh nga Polonia, të cilët ishin të interesuar të mësonin më shumë për historikun e Shqipërisë, por sidomos Tiranës, e cila në vitin 2022 do marrë titullin “Kryeqyteti Europian i Rinisë”. Ata udhëtuan nga Varshava drejt Tiranës për herë të parë me linjën e re direkte mes dy qyteteve.
Kryebashkiaku tha se kjo është një mundësi fantastike për të lidhur të rinjtë e dy vendeve. “Mё vjen mirё që ky është delegacioni i parё me fluturimin mё tё ri qё i shtohet aeroportit tё Tiranёs. Kjo vlen edhe për djemtë dhe vajzat nga Tirana, qё edhe ata tё eksplorojnё Varshavёn. Sa mё shumё lidhet Tirana me qytete tё tjera aq mё mirё, sepse krijohen aleanca, krijohen rrjete djemsh dhe vajzash të rinj, qё rriten bashkё nё njё Europё qё ёshtё sot mё e hapur”, nënvizoi Veliaj.
Kreu i Bashkisë tha se vitin tjetër kur Tirana do jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, do të zhvillohen rreth 1000 aktivitete me të rinj pjesëmarrës nga e gjithë bota.
“Mezi pres qё tё ftojmë edhe miqtë nga Polonia qё tё jenё pjesё e Tiranёs “Kryeqyteti Europian i Rinisё”. Do tё kemi njё vit me rreth 1000 aktivite nga 1 janari deri nё datёn 31 Dhjetor. Pres që edhe me grupin qё kemi sot nga Varshava tё planifikojmë disa nga aktivitete mё mbresёlёnёse dhe tё sigurohemi qё nёse të rinjtë tanë krijojnë lidhje dhe kontakte që kur janë 17-20 vjeç, gjasat janë qё do tё rriten si aleatё”, u shpreh Veliaj.
Studentët polakë u shprehën të lumtur që vizituan Tiranën për herë të parë.