Veliaj në njësinë 1 në Tiranë: Ne rrisim vaksinimet, jetët janë më të rëndësishme se votat

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar në një takim me komunitetin e Njësisë 1 dy prej kandidatëve për deputetë që janë pjesë e listës së Partisë Socialiste, Alqi Bllako dhe Alfred Muharremi.

Kryebashkiaku Veliaj e vuri theksin tek nevoja për të ecur përpara me procesin e vaksinimit dhe të rindërtimit. “Dy mundësi janë në këto zgjedhje: ose shtojmë infektimet, ose shtojmë vaksinimet. Qartazi ka një parti që po shton vaksinimet, ka edhe një grupim tjetër që, me gishtat përpjetë, “kcena mbi tavolina e makina”, po shton infektimet. Unë besoj se diferenca është shumë e qartë kush janë të përgjegjshëm dhe duan më të mirën dhe kush janë të papërgjegjshëm dhe duan më të mirën vetëm për veten e tyre. Unë besoj se jetët janë më të rëndësishme se votat. Ka një pjesë që beson se votat janë më të rëndësishme se jetët, e kam provuar këtë edhe në ’97 ku vdiqën jo pak njerëz, edhe në ’98, edhe në Gërdec, edhe në 21 janar, ku për hir të pushtetit dhe të votave u morën jetë njerëzish,” tha Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?