Veliaj në SHBA, i ftuar nderi në pritjen e gjyqtares së parë shqiptare në Nju Jork

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në Nju Jork, ku ka marrë pjesë si i ftuar nderi në pritjen e organizuar për emërimin e gjyqtares së parë shqiptaro-amerikane në SHBA, Edit Shkreli.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se ky nuk është vetëm shekulli më i mirë për Shqipërinë deri më sot, por është edhe shekulli i grave të mrekullueshme shqiptare.

I lumtur që shoh motrën time të vogël, Edit Shkreli, të zgjidhet si gjyqtarja e parë shqiptaro-amerikane në Nju Jork, por edhe si më e reja në moshë. Historia e saj, si një emigrante 13-vjeçare, e cila e nisi çdo gjë nga zero, pas humbjes së babait – duke luftuar, studiuar dhe duke u përpjekur fort – është historia e një Hirusheje të kohës sonë. Ky nuk është vetëm shekulli më i mirë i shqiptarëve deri më sot, por mbi të gjitha është shekulli i grave të mrekullueshme shqiptare si Editi, Mira Murati dhe Ermonela Jaho – e shumë grave të tjera, që frymëzohen prej tyre! FORCA!”, shkruan Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?