Veliaj: Ngritja e një memoriali, domosdoshmëri

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se është e rëndësishme dhe domosdoshmëri për ngritjen e një memoriali në nder të sakricisës për ish-të përndjekurit.

Veliaj: Si shpjegohet që në një vend ku është folur për antikomunizmin nuk është gjetur deri më sot për të bërë të mundur ngritjen e një monumenti që të simolizojë vuajtjet e të përndjekurve.  Një pjesë e madhe e rrugëve sot kanë emrat e personave anonym, ose që janë sot në burg për krime. Ngritja e një monumenti në Tiranë është domosdoshmëri. Do te vendoset në një nga qendrat policentrike.

Veliaj tha gjithashtu se ligji i dosjeve ka kaluar në parlament, ndërsa i bëri thirrje deputeteve që ti kushtojnë rëndësi, pasi ky ligj eshte jetik.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pranishëm ishte edhe ministri i Mirëqenies sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi i cili tha se do të ngrihet një zyrë për gjetjen e të zhdukurve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Klosi: Qeveria ka ndërtuar urën e bashkëpunimit me komisionin ndërkombëtar për personat e humbur. Rëndësi të veçantë iu kushtua konferencës së donatorëve me qëllim gjetjen e personave të zhdukur. Do të bëjmë të gjitha përpjekjet që kjo zyrë të ekzistojë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?