Veliaj pas vizitës në Nju Jork: Jam krenar që Tirana merret si shembull për punët në qytet
“Një përmbledhje e shkurtër e vizitës në Nju Jork 🇺🇸, ku Tirana 🇦🇱 u bë pjesë e panelit të OKB-së për Zhvillimin e Qendrueshëm të Qyteteve, i koordinuar nga kryebashkiakët e Parisit 🇫🇷 dhe Rio de Zhaneiros 🇧🇷, dhe i drejtuar nga ekonomisti i njohur amerikan, Jeffrey Sachs.
Jam krenar që Tirana merret si shembull për punët në mbjelljen e pemëve , shtimin e korsive të biçikletave apo hapësirave pedonale. Një takim i paharruar ishte edhe ai i Kryeministrit Rama me diasporën shqiptare, e cila tashmë mund të votojë, një premtim i mbajtur nga Partia Socialiste”, shprehet Erion Veliaj.