Veliaj për Këlliçin: Doli më mirë se ç’do të kishte dalë Berisha dhe Meta po të kishin kandiduar
Edhe pse fitoi me 60 mijë vota diferencë me rivalin e tij, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se Belind Këlliçi meriton respekt.
Ai nënvizoi se pavarësisht humbjes së thellë së Këlliçit, Berisha dhe Meta po të kandidonin vetë, do të dilnin më keq se kandidati i tyre.
“Unë besoj se kandidati që solli “Bashke Fitojmë”, ishte një nga kandidatët më të fortë të tyre. Ai meriton respekt sepse doli më mirë se ç’do kishte dalë Saliu dhe Iliri”, tha Veliaj në TCh.