Veliaj për ndarjen nga jeta të Kasem Hysenbelliut: Ditë e trishtë për gazetarinë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet familjes për ndarjen e parakohshme nga jeta si pasojë e Covid-19, të themeluesit të televizionit “Fax News”, Kasem Hysenbelliu.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Veliaj shkruan se Hysenbelliu ishte njeri me guxim, duke vlerësuar punën e tij në dy televizione të rëndësishme në vend.
“Kasëm Hysenbelliu investoi në median shqiptare me guximin e njeriut që e donte gazetarinë e mirë & për shumë vite administroi me sukses dy televizione. Sot ai u nda nga jeta – ditë e trishtë për gazetarinë & këdo që e njohu e punoi me të.
Ngushëllime familjes! U prehtë në paqe!”, shkruan kryebashkiaku.
Kasëm Hysenbelliu investoi në median shqiptare me guximin e njeriut që e donte gazetarinë e mirë & për shumë vite administroi me sukses dy televizione. Sot ai u nda nga jeta – ditë e trishtë për gazetarinë & këdo që e njohu e punoi me të.
Ngushëllime familjes! U prehtë në paqe!🖤 pic.twitter.com/WNtIbPArQG— Erion Veliaj 🚴♂️🌳⚽️🇦🇱 (@erionveliaj) December 5, 2020