Veliaj për protestën e 6 dhjetorit: Opozita do të nxjerrë “plaçkat” para miqve të BE, thyen çdo zakon shqiptari
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë për ‘News24’ tha se Berisha me protestën e 6 dhjetorit po prish imazhin e Shqipërisë para miqve europianë.
“Duke u ndalur te pyetja për Berishën… Është një foto e 2013 te zona që njihej si parkingu i ETC ku notonin makinat. Ishte në kohën kur Berisha, Meta dhe Basha drejtonin bashkinë. Sot Meta dhe Berisha janë kthyer në pacient problematik. Ilir Meta detyrohet të përdorë foto të Kabulit për të sharë Tiranën dhe Berisha po ashtu. Kjo do të thotë se ata janë semilë, ku degradimi moral i bën për keqardhje. Përveç se të ndihet keq se po e mbyll me turp dhe imazh skandaloz ku bën zhele vendin e tij. Sot Tirana është një nga qytetet më të pastra në Ballkan. Këta që përdorin foto të Kabulit dhe Tiranës… sot është kulla Down Town. Ajo që i referohet Berisha, është se kullat e bëra mirë i kanë rezistuar tërmetit. Ndjej keqardhje. Uroj që e shoqja “ta lidhë”. Ndjej keqardhje. Ai do mbahet mend si plak i ligë. Këtë që po bën me 6 dhjetorin, se ka bërë njeri. Ka thyer çdo rregull zakonor. S’ka besë, mikpritje. Si bën njeri këto gjëra. Në vendet e ndryshme të botës ka protesta për samitet. Por në 27 ishte protesta ku bëhej thirrje që t’i kushtohej vëmendje klimës. Kur ka samit ndërkombëtar, nuk është opozita që do të lajë hesapet në atë ditë. Mezi pret ditën që të nxjerrë plaçkat e palara te vizitorët. Edhe nëse kemi grindje në shtëpi, s’e kemi në zakon. Kur kemi miq, i lëmë zënkat, dhe më pas i kthehemi tarbiateve tona. Por kush do e turpërojë Shqipërinë para botës?! Ata. Ata ditën e themelimit e kanë më vonë. Të gjesh sebep duke sharë me foto, është vërtetë që historia nuk do ta falë. Kur të shkruhen rreshtat e historisë së shqiptarëve që sabotuan vendin, shumë rehat me Esat Pashën do rrinë dhe ata. Ata duan që të lajnë hesapet e tyre. Njeriu që ndihet mirë me veten nuk nxjerr fotot nga arkiva. Sot janë njerëzit më të urryer në Shqipëri. Ky kërcënimi i tyre nga belaja, ka kostot e veta. Kemi një grup që tenton të sjellë liderët e Europës në Tiranë dhe një pjesë tjetër shajnë e mallkojnë. Ata pasi kanë pirë kafen në Lalëz, vijnë e mbushin me llum Tiranën. Të shash vendin tënd, të sabotosh atë, duhet të jetë turp i madh. Ata janë njerëz që i sjellin shumë turp Shqipërisë. Po i vënë minat stabilitetit dhe imazhit tonë të Shqipërisë”, tha Veliaj.