Veliaj poston foton e Ramës me Blinken: “SHBA, miqtë tanë të përjetshëm”
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka postuar një foto të kryeministrit Edi Rama me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken teksa shfaqen, duke takuar me grusht njëri-tjetrin.
“Kemi tre lloj miqsh në jetën tonë: Miq për një arsye, miq të përkohshëm dhe miq përjetë! Kjo është një miqësi e përjetshme!”, shkruan Veliaj në Twitter.
Rama dhe Blinken nënshkruan sot një marrëveshje të përbashkët për koordinimin e teknologjisë 5G.
Veliaj gjithashtu në postim ka bërë hashtag EYC2022, duke rikujtuar se Tirana në 2022 do jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë ku do të mirëpresë të rinj nga e gjithë bota.
We have three types of friends in our life: Friends for a reason, friends for a season, and friends for a lifetime!
This. A friendship for a lifetime! 🇦🇱❤️🇺🇸 pic.twitter.com/Zxb4h0XUF5
— Erion Veliaj #EYC2022 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) June 13, 2021