Veliaj prezanton Buxhetin 2015 të MMSR-së: “Kemi rritur pagesat për shtresat në nevojë”

Në fjalën e tij, z. Veliaj u përqendrua veçanërisht te buxheti për shtresat në nevojë dhe reformën e pensioneve, duke theksuar faktin se 2014 ishte viti i parë pas pesë vitesh ku personat me aftësi të kufizuara morën në kohë pagesat e tyre, e kjo do të vazhdojë pa ndërprerje edhe në vitet e tjera. Sipas ministrit Veliaj, për shtresën e PAK dhe ndihmës ekonomike në buxhetin e vitit 2015 janë përcaktuar 20 miliard lek.

“Jo vetëm paguajmë më shumë se ata që ikën, ne po paguajmë më shumë edhe se viti i kaluar që kishim vetë, çka na mundëson jo vetëm të jemi korrekt, por edhe të rrisim pagesat për të gjithë ata që janë më në nevojë se disa të tjerë”, u shpreh z. Veliaj. Ai shtoi se falë mbështetjes nga buxheti, vitin tjetër do të rishikohet i gjithë modeli i vlerësimit të aftësisë së kufizuar në vend në përputhje me modelin e ri bio-psiko-mjekësor të vlerësimit.

“Gjatë kohës që kemi pilotuar skemën e re dixhitale të ndihmës ekonomike, u njoha me Agronit, i cili jeton në Thumanë dhe ka një familje me 7 anëtarë, për të cilët duhet të kujdeset. Si i papunë, merrte ndihmë ekonomike rreth 30 mijë lekë. Por, falë punës së Shërbimit Social Shtetëror kemi larguar 20 mijë abuzues nga skema, çka nënkupton se për familje si ajo e Agronit që merrte 30 mijë lekë, sot merr 80 mijë lekë”, tha z. Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai nënvizoi se në vijim të zbatimit të skemës pilot të ndihmës ekonomike në tre qarqet e vendit, vitin tjetër, pas korrigjimeve të ndërmarra në bazë të të dhënave të nxjerra nga sistemi pilot, do të fillojë edhe shtrirja e skemës në të gjithë vendin. Ndërkaq, pjesë e skemës së ndihmës ekonomike për vitin 2015 do të jetë dhe rimbursimi i çmimit të energjisë elektrike me një vlerë shtesë të parashikuar në buxhetin e MMSR prej 16 miliard lekësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lidhur me reformën e pensioneve, ministri Veliaj tha se falë kësaj reforme dhe heqjes së pensionit tavan, do të mundësohet që nga 1 janari çdo shqiptar të përfitojë pensione më të larta. Formula e re, pension social plus 1% të pagës për çdo vit sigurimi shpërblen ata që deklarojnë të gjitha vitet me pagën reale. Gjithashtu, për herë të parë do të kemi aplikimin e skemës së pensionit social nga i cili pritet që në vitin e parë të përfitojnë rreth 5000 qytetarë.

Ai e cilësoi si një lajm të mirë faljen e kamatvonesave për efekt të pagimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore për banorët e fshatit, duke u bërë thirrje 290 mijë të vetëpunësuarve në bujqësi që të shfrytëzojnë ditët e mbetura deri në 31 dhjetor për të shtuar vitet e sigurimit të tyre duke paguar kontributet me një çmim shumë të ulët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?