Veliaj prezanton projektin për rehabilitimin e Lanës nga “Pallati me Shigjeta” te Rr. “Teodor Keko”

Bashkia e Tiranës prezantoi projektin për rehabilitimin e lumit të Lanës, nga Pallati me Shigjeta te kryqëzimi me Rr. “Teodor Keko”, i cili shënon një kapitull të ri për transformimin e qytetit. Në fjalën e mbajtur me këtë rast, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se projekti është vijim i punëve të mira të nisura dhe të kryera nga Edi Rama në vitet 2000-2011.

Transformimi i lumit të Lanës nga administrata e Edi Ramës dhe Bashkisë së Tiranës në vitet 2000-2011 i referohet një epoke që lidhet me hapjen e një kapitulli të ri të qytetit. I cili vijoi me transformimin e Lanës në pjesën e lindore, nga materniteti i ri “Koço Gliozheni” deri te rrethrrotullimi i Shkozës. Kush ka parë transformimin aty, mjafton të hapë buletinet e imobiliareve për të kuptuar se vlera e pronës është rritur nga 70 deri në 250%. Ajo ishte një zonë, që konsiderohej si fundi i botës. Kurse sot është bërë jo vetëm pjesë e Tiranës qendrore, por është zhvilluar infrastruktura, bimësia, është kthyer në një linjë ekspres për autobusët dhe biçikletat. Kush jeton në Shkozë vjen për punë minutash në qendër”, tha Veliaj.

Kapitulli i tretë për lumin e Lanës nis me projektin që u prezantua sot. Veliaj shtoi se nga ky investim, shumë i rëndësishëm për zhvillimin e qytetit, përfitojnë të gjithë qytetarët, ndërsa 317 familjet që preken (edhe ato pa dokumente pronësie) do të përfitojnë fillimisht bonus qiraje dhe më pas nga një banesë të re falas. Apeli i tij për qytetarët është të mos përdoren nga politika, por të bashkëpunojnë me bashkinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jo vetëm këto familje do të jetojnë më mirë, por edhe familjet e tjera të qytetit do të kenë një mundësi të jashtëzakonshme. Për ata që janë pronarë legjitimë të pronave private buzë Lanës është një lajm i shkëlqyer sepse do të kenë mundësi ta zhvillojnë pronën e tyre. Ndaj, dua t’ju bëj thirrje qytetarëve: Mos u përdorni mish për top! Kush bashkëpunon i pari, do futet në shtëpi i pari. Kush shkon t’i vërë biberonin llasticave që humbasin me 60 mijë vota dhe nuk dinë ta kapërcejnë humbjen, atëherë sigurisht do futen të fundit. Në këtë kuptim “kush vjen i pari, shërbehet i pari”. Kush mendon që familjen e tij do ta vërë në dispozicion të një politike që na prodhoi Lanën siç e kemi sot, apo Lanën siç pastroi Edi Rama në 2000, apo realitetet urbane katastrofike siç ishin Kombinati dhe “5 Maji”, në zaptim total, le të vazhdojë, nuk e ndalojmë dot”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për të informuar qytetarët qytetarët për zbatimin e këtij projekti dhe për të mësuar se çfarë përfitojnë familjet, si do të trajtohen shpronësimet, si do të kryhet vlerësimi i pronave etj., Bashkia e Tiranës ka hapur edhe një adresë emaili: lanariver@tirana.al. “Ne kemi detyrë të ofrojmë një proces të drejtë, njerëzor, dhe një akomodim me bazë solidariteti, – jo detyrimi ligjor, por solidariteti, – për ata njerëz që kanë jetuar aty ndër vite”, sqaroi Veliaj.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?