Veliaj publikon videon nga stërvitja e madhe: Kemi dëshmuar se Tirana është e përgatitur për çdo sfidë


Fillimisht tërmeti dhe më pas pandemia, ishin dy sfida te forta te cilat Tirana i kaloi me kurajo dhe solidaritet. Ekipet e emergjencave kanë zhvilluar këtë fundjavë edhe një stërvitje të madhe në sheshin “Skënderbej” duke treguar se janë të afta të veprojnë pavarësisht çdo situate. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka publikuar video nga stervitja e zhvilluar në kryeqytet. “Kemi dëshmuar se Tirana është e përgatitur për çdo sfidë! Provuam forcën e ekipit tonë të emergjencave civile me një simulim tërmeti, duke treguar gatishmërinë për sigurinë e qytetarëve. Krenar për ekipin që mban qytetin tonë të sigurt”, shkruan Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?