Veliaj: Së shpejti koshat e plehrave do t’i vendosim nën tokë (FOTO)
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë me dije se kanë mbërritur makineritë e specializuara për vendosjen e kazanëve nëntokë.
Kjo mënyrë e vendosjes së kazanëve, Veliaj thotë se është me efikase pasi shmang erën e keqe të mbeturinave, por edhe zbrazjen e paautorizuar të koshave.
“Sapo kanë mbërritur makineritë e specializuara për kazanët nëntokë. Si elita e qyteteve europiane, Tirana do t’i vendosë nëntoke pikat e mbeturinave në zonën qendrore e turistike te saj. Shmang erën, pamjen, zbrazjen e paautorizuar. Le ta mbajmë pastër shtëpinë tonë”, thotë Veliaj.