Erion Veliaj: Shpellarë quajta deputetët e Saliut dhe jo qytetarët e mijë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar për sulmet që i janë bërë nga Partia Demokratike dhe një pjesë e mediave, lidhur me deklaratat për banorët që protestojnë te zona e Unazës së Re.

Kryebashkiaku Veliaj, në një status në Twitter sqaron se shprehja “shpellarë” që PD thotë se e ka thënë për qytetarët, në fakt ka qenë një krahasim për deputetët e PD që po nxisin protestat.

Shpellarë quajta deputetët e Saliut që i sulen barbarisht zonjave policë të bashkisë! S’i quaj dot deputetë këta prehistorike. Saliu i vrau me plumba ne mish ne bulevard, le me t’i lejonte te dera. Shpronësimet 100% edhe pse shumica lloto, lavazhe e 8 kate pa leje“,- shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Dy ditët e fundit PD ka nisur një sulm frontal ndaj Veliajt me argumentin se po sillet në mënyrë raciste, pasi sipas tyre, fyeu banorët e Tiranës. Por, deklarata e bërë dy ditë më parë nga Veliaj nuk u referohej qytetarëve që protestojnë për pronat, por deputetëve që për motive politike po shfrytëzojnë një protestën, thekson kryebashkiaku.

Ja teksti i plotë i deklaratës së Veliajt të bërë dje: “Si t’ia shpjegoja sot ish-guvernatorit të Salzburgut, kishte ardhur gjithë Europa të shikonte zhvillime në Tiranë, që çfarë? Që një pjesë e jona ka parti politike shpellare që shqyejnë godinat? Që dhunojnë njerëzit që punojnë për këtë qytet? Si t’i them dikujt që vjen nga Lioni, si t’i them dikujt që vjen nga Barcelona, që kemi akoma specie primitive që përfaqësojnë parti politike sot dhe që dhunojnë njerëzit që punojnë për këtë qytet?”, deklaroi Veliaj.

SHKARKO APP