Veliaj: Skenat e ’97 nuk kanë vend në Tiranën e 2024-ës. Nuk mund të dj*gësh për të kompesuar votat e protestuesit që s’të mbështesin

Nëse nuk do të ishte reagimi i shpejtë i punonjësve të policisë, protesta para bashkisë mund të kthehej në një tragjedi sot si pasojë e dhunës së militantëve të thirrur nga Argita
Berisha.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka publikuar pamjet e dhunës ndaj uniformave blu para bashkisë, ku falë ndërhyrjes së një prej efektivëve bomba molotov që shpërtheu nuk u mori jetën efektivëve.
Veliaj thekson se skenat e ’97 nuk kanë vend në Tiranën e 2024-ës.

“Asllan Shyti shmangu djegien e kolegëve e të vetes! As e njoh, as më njeh. Shkoi në punë me kolegët e policisë jashtë, si kolegët e bashkisë brenda! Nuk ka problem të protestosh dhe kur je pinjoll i Saliut e Fahriut që e dogjën këtë vend! E drejta jote! Por ka shumë problem kur kërkon të vazhdosh të djegesh për të kompesuar votat e protestuesit që s’të mbështesin. Në Bashki punojnë njerez që nga koha e Kelmemdit e Brojkes. Policët gjithashtu kanë qenë e do jenë të shtetit. Skenat e ’97 nuk kanë vend në Tiranën e 2024-es! Asllanin e shokët i ruajti Zoti me atë reagim! Mirënjohje të gjithëve”, shkruan Veliaj.

SHKARKO APP