Erion Veliaj sulmon Metën: Presidenti rri gjysmë i dehur dhe i shpall luftë Amerikës!

Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës për PS, Erion Veliaj, foli sot për se Presidentin e ri dhe tha se kyetar shteti mund të jetë çdo burrë ose grua që luan nje rol përbashkues në vend dhe jo si Presidenti aktual, Ilir Meta.

“Në mendjen time, një president apo presidente e mirë, realisht nuk do e përjashtoja që ka ardhur koha edhe për një presidente zonjë. Do të ishte dikush diametralisht i kundërt me këtë aktualin, Ilir Metën.

Në qoftë se Ilir Meta kalon kohë banaqeve, gjysmë i dehur, duke i shpallur luftë Amerikës. Na duhet dikush që i shëron këto plagë dhe te sillemi si një shtet serioz. Ne nuk mund të jemi aleat kryesor në nivel kryeministri dhe pastaj, armiq në nivel presidenti, që na shkatërron imazhin e shtetit. Kjo nuk mund të ndodhë sepse në një vend serioz ka një linjë që ndiqet në një marrëdhënie dhe në një raport special. Çdo president burrë apo grua, që është diametralisht i kundërt me këto lloj anomalish si Ilir Meta, do e sillte në normalitet edhe institucionin që kemi në anën tjetër të bulevardit”, deklaroi kryebashkiaku Erion Veliaj.

Ky është sulmi më i egër që Erion Veliaj ka bërë ndaj Presidentit Meta.

SHKARKO APP