Veliaj takon kryebashkiakun e Barcelonës: Më shumë zë në institucionet e BE-së për financat e qeverisjes vendore

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me kryebashkiakun e Barcelonës, Jaume Collboni. Dy homologët vlerësuan rëndësinë e organizimit të bashkiakëve të Europës, për të pasur një zë më të fuqishëm në institucionet e BE-së për financat e qeverisjes vendore dhe decentralizimin.

“I lumtur të takoja mikun tim, kryebashkiakun e Barcelonës, Jaume Collboni. Ai është duke bërë një punë fantastike për të mbledhur bashkiakët e Europës, për të pasur një zë më të fuqishëm në institucionet e BE-së për financat e qeverisjes vendore dhe decentralizimin.

Ashtu siç thotë motoja e Barçës, BE mund të jetë “më shumë se një klub”. Deklarata e Kryebashkiakut të Barcelonës është një platformë e shkëlqyer për të nisur një aksion të tillë dhe zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Europian janë çelësi! PS. Meqë ra fjala, mes Tiranës dhe Barcelonës ka fluturime ditore, ejani të vizitoni anën tjetër të Mesdheut”, shkruan Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?