Veliaj takon kryetarin e komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj: Biseduam për bashkëpunime të frytshme

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj priti në një takim të veçantë kryetarin e komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Veliaj shkruan: “I lumtur të mikprisja kryetarin e komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj. Së bashku diskutuam për më shumë bashkëpunime të frytshme në familjen e madhe të UBSHR.

Gjatë festave të nëntorit, ju pres sërish në Tiranë për të festuar me të gjitha qytetet shqipfolëse “Ditën e Flamurit”.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon u themelua në vitin 2016 në Tiranë, ku aderojnë shumë bashki dhe komuna nga trevat shqiptare në rajon.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?