Veliaj takon Marko Kepin në SHBA: Nisëm përgatitjen për Paradën e Nju Jorkut në qershor 2024

Pas suksesit të Paradës së shqiptarëve në Tiranë më 28 nëntor, kanë nisur menjëherë përgatitjet për Paradën në Nju Jork. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bashkë me drejtuesin e “Rrënjët Shqiptare”, kanë nisur përgatitjet për Paradën e Nju Jorkut në Qershor 2024 ku do të ketë shumë grupe folklorike.

“A ju pëlqeu Parada e Shqiptarëve këtë 28 Nëntor? Bashkë me Marko Kepi nisëm përgatitjen për Paradën e Nju Jorkut në Qershor 2024 ku do kemi shumë grupe folklorike e ansamble nga e viset tona me “Rrënjët Shqiptare”. Më pas rikthehemi sërish në viset tona për 28 Nëntor, 2024”, shkruan Veliaj.

Për herë të parë në Tiranë u mbajt Parada e Shqiptarëve me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Me pjesëmarrjen e mijërave shqiptarëve nga të gjitha trojet, parada mblodhi mbi 200 ansamble popullore dhe mijëra shqiptarë nga treva të ndryshme. 47 kryetarë komunash arbëreshe ishin gjithashtu të pranishëm në këtë paradë, të cilët erdhën për herë të parë për të festuar.

SHKARKO APP