Veliaj takon Michael Granoff në SHBA: Do të bashkëfinancojmë 3 nisma të mëdha

Pas suksesit të Qendrës TUMO te Piramida e transformuar, Bashkia e Tiranës dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) po përgatiten të bashkëpunojnë në tre projekte të reja të suksesshme. Gjatë vizitës në SHBA, kryebashkiaku Erion Veliaj u takua me CEO-n e AADF-së, Michael Granoff, me të cilin janë dakordësuar për të bashkëfinancuar 3 nisma të mëdha, që do u vijnë në ndihmë të rinjve për të marrë një profesion të së ardhmes.

“I lumtur që takova mikun e dashur dhe partnerin tonë, Michael Granoff, CEO i Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), pas mbledhjes së bordit në Nju Jork. Viti 2024 do të jetë fantastik për të rinjtë, IT dhe parqet e Tiranës! Bashkia e Tiranës dhe AADF do të bashkëfinancojnë 3 nisma kryesore:
– Ecole 42, do të vijë te Piramida, si niveli më i lartë arsimor i Qendrës Tumo.
– Bursa të plota gjatë vitit 2024 për të gjithë studentët e Tiranës, që duan të ndjekin kurset digjitale.
– Shtigje të gjelbërta, që do të lidhin Liqenin e Tiranës me atë të Farkës, me një dizajn ekologjik dhe aventura për familjet.
Pas suksesit me Pazarin e Ri dhe Piramidën, mezi po presim të përveshim mëngët për këto punë të reja!”, shkruan Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?