Veliaj takon zv/kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, ftesë shqiptarëve për t’u regjistruar në census: Zgjat 5 minuta, është akt patriotik

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mirëpriti Zv/kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, të cilit i dhuroi “Kullën e Sahatit”. Nga ana e tij, Grubi kërkoi mbështetjen e kryebashkiakut që të bëhet pjesë e fushatës për ndërgjegjësimin dhe mobilizimin maksimal në procesin e regjistrimit të diasporës, proces i cili ka filluar më 1 mars dhe përfundon në 21 prill.

“Erioni është një figurë e dashur, jo vetëm për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, por edhe për ata të Kosovës dhe diasporës. Pa asnjë dyshim që, thirrja e tij për regjistrim do ketë një impakt shumë të madh deri tek bashkëqytetarët tanë, të cilët jetojnë në diasporë”, theksoi zv/kryeministri i Maqedonisë, Artan Grubi. Kryebashkiaku Veliaj nënvizoi rëndësinë që ka procesi i regjistrimit dhe bëri një paralelizëm me Tiranën.

“Kur morëm detyrën, në Tiranë kishim lagje të tëra që ishin populluar ndër vite, të cilat përdornin shërbimet, shfrytëzonin infrastrukturën, por regjistrimin e kishin në një qytet tjetër. Për këtë arsye nuk e dinim se sa banorë kishin lagje të caktuara, ndaj nuk buxhetonim dot mjaftueshëm për ndërhyrjet në infrastrukturë, nuk planifikonim dot shkollat e reja, për linja të autobusëve. Nëse regjistrimi është i rëndësishëm për një qytet, imagjino sa i rëndësishëm është për një shtet, ku të drejtat varen prej regjistrimit apo prej popullatës mbi 20%”, u shpreh Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa, ai i ftoi të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe jo vetëm, që të regjistrohen, sepse duhen vetëm 5 minuta për ta kryer këtë proces. ”I ftoj të gjithë miqtë, sidomos shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, e jo vetëm ata që jetojnë në Shqipëri apo kudo në botë, të regjistrohen në faqen e censusit të Institutit të Statistikave të Maqedonisë së Veriut. Procesi zgjat vetëm 5 minuta dhe secili mund të regjistrojë veten, bashkëshorten, fëmijët, familjarët, prindërit – është një akt patriotik, që i garanton shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, të drejta që janë fituar me shumë, shumë mund, me shumë djersë, madje dhe me shumë, shumë gjak”, nënvizoi Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?